Rrëzohet helikopteri në New York, 5 të vdekur

Pesë persona e kanë humbur jetën pasi një helikopter është rrëzuar në një lum në New York të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Autoriteti Federal i Aviacionit, helikopteri me gjashtë persona në bord ka rënë në East River, që gjendet në veri të Ishullit Roosvelt mes qarqeve Manhattan dhe Queens të New York-ut.

Departamenti policor i New York-ut konfirmoi se pesë persona në helikopter e kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Policia njoftoi se piloti është shpëtuar dhe se dy nga pesë pasagjerët kanë vdekur në vendin e ngjarjes, kurse tre të tjerë të nxjerrë nga uji të lënduar rëndë të cilët kanë humbur jetën në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button