Komunat dakordohen për 4.000 punësime sezonale

4.000 persona do të fitojnë punë sezonale nëpër komunat e shtetit. Ata do të angazhohen për kryerjen e punëve publike, për mirëmbajtjen e higjienës dhe hapësirave për gjelbërim.

2000 prej tyre do të angazhohen nga  Qeveria dhe rrogë do të marrin nga buxheti i Republikës së Maqedonisë nga i cili janë ndarë 1,5 milion euro. Të tjerat  do të paguhen nga komunat.

“Me këtë projekt përveç që do të sigurohet ekzistenca e 4.000 familjeve, do të ketë edhe komuna më të pastërta dhe kushte më të mira për qytetarët. Punëtorët do të angazhohen në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, dukë filluar prej 1 gushtit, tha kryetari i BNJVL, Koce Trajanovski.

“Përparësi do të kenë të punësuarit më të hershëm dhe personat mbi moshën e 55 vjetëve”, deklaroi ministri Stavreski.

Të punësuarve gjatë gjashtë muajve do t’i paguhet nga 7.700 denarë në muaj, ndërsa do t’iu paguhet edhe sigurimi në rast të ndonjë lëndimi. Personat e interesuar do të konkurrojnë pas shpalljes së konkursit publik.

Kjo masë është njëra nga 12 masat e reja që janë prezantuar nga kryeministri Gruevski gjatë fundjavës së kaluar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button