SBASHK shpall grevë në të gjitha shkollat në Kosovë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) sot mbanë grevë një ditore në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

SBASHK-u përmes një komunikate ka njoftuar se më 12 mars 2018, ka shpallur grevë në të gjitha institucionet arsimore të vendit, gjegjësisht në shkollat fillore, të mesme të ulëta, të mesme të larta dhe universitet duke përjashtuar çerdhet.

Sipas komunikatës greva do të fillon në ora 9 dhe do të zgjasë deri në orën 12.

SBASHK-u poashtu ka bërë të ditur se përmes dialogut me Qeverinë është duke punuar që të arrihet plotësimi i kërkesave të mësimdhënësve dhe që Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.

Kujtojmë se SBASHK-u pret që të miratohet Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet e 90-ta në Parlament, me qëllim që mësimdhënësit e kohës në vitet e okupimit të arsimit në gjuhën shqipe 90’ dhe 99’ të shpërblehen.

Organizatorët e grevës kanë kërkuar që të gjithë arsimtarët të jenë nëpër vendet e tyre të punës nga ora 9 deri në 12 për të mbajtur grevën, ndërsa nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button