Grubi në takim me ambasadorin italian, Romeo: Ligji për gjuhët do të miratohet këto ditë

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.

​Në takim, kryetari i Komisionit,  Grubi, bisedoi me ambasadorin Romeo për ngjarjet aktuale, me ç’rast theksoi se në vend prioritet janë reformat e BE-së, të cilat janë të domosdoshme për mënjanimin e rekomandimit të kushtëzuar për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në Raportin Vjetor të radhës të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, në prill.

“Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Grubi theksoi se asnjë ligj nuk është debatuar më tepër dhe më gjatë se Ligji për gjuhët dhe për këtë arsye erdhi koha të mbyllet kjo çështjet këto ditë me çka me sukses do ta finalizojmë pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit. Guximin e njëjtë në zgjidhjen e çështjeve duhet bashkërisht ta demonstrojmë edhe me kontestin me emrin. Ambasadori Romeo i mbështeti proceset e BE-së në vend, të cilat janë në drejtim të integrimeve tona euroatlantike, me ç’rast shpreson së Maqedonia do t’i jap të gjitha rezultatet e nevojshme deri në mbylljen e Raportit. Në këtë kontest, e konfirmoi angazhimin italian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, që ishte konfirmuar edhe në samitin e fundit në Tërst, vitin e kaluar”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button