Ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit të Maqedonisë, Zaev i quan si “komente të detajuara”

Në lidhje me lajmet që qarkullojnë në mediat greke, se faktori politik dhe diplomatik i Greqisë insiston në ndryshimet kushtetuese të Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit 25-vjeçar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk deshi të deklarohet, pasi që sipas tij ato janë “komente të detajuara”, transmeton Portalb.mk.

“Unë dua të japë shanse, dhe për mua bisedimet që zhvillohet vetëm na afrojnë drejt zgjidhjes. Por kjo nuk është e lehtë me porositë që dërgohen në publik dhe kjo normalisht dhe logjikisht se tregon se bëhet fjalë për një çështje serioze, që për 25 vjet nuk arriti të zgjidhet. Nuk do të jepja komente të detajuara për shkak të asaj se me të vërtetë sinqerisht dëshiroj zgjidhje për këtë problem shumëvjeçar. Ashtu siç kam thënë, do të ruaj dinjitetin dhe identitetin në bisedimet e të dy palëve”, tha Zaev pas takimit me kryesuesin e këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Përndryshe, kjo deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev vjen pasi që brenda kësaj jave në Maqedoni pritet ardhja e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Koxias, e kurse nesër pritet të vjen edhe zëvendësndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel. Në lidhje me ardhjen e Miçelit në Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se krahas përkrahjes në perspektivën atlantike, nga Miçel pret edhe pëkrahje për integrimin në Bashkimin Evropian.

Koxias ia prezantoi marrëveshjen për emrin qeverisë greke, javën e ardhshme vjen në Shkup

Kryeministri grek, Cipras kërkon aleatë të rinj pas hendekut në qeverinë e koalicionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button