Integrimi në BE, Suedia ndau 9 milionë euro për Maqedoninë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe drejtoresha e Agjencisë së Suedisë për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Kerin Jamtin sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë. Para ceremonisë zyrtare,  Bujar Osmani njoftoi se për realizimin e reformave Maqedonia nga Suedia mori mbështetje në vlerë prej 9 milionë euro, njofton Portalb.mk,

“Raportet ndërmjet Maqedonisë dhe Suedisë janë shndërruar në bashkëpunim bilateral. Deri më sot kemi pasur mundësi të jemi pjesë e bashkëpunimin ndërkombëtar, megjithatë bashkëpunimi bilateral ka vlerë të dyfishtë. Porosia politike është se Qeveria është duke punuar në kthimin e Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Përkrahja financiare prej 9 milionë euro për 3-4 vitet e ardhshme janë të rëndësishme për realizimin e reformave”, tha Osmani.

Drejtoresha e Agjencisë së Suedisë për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Kerin Jamtim u shpreh se Suedia dëshiron ta shohë Maqedoninë si një aktor të rëndësishëm në rajonin ballkanik.

“Suedia e përgëzon vendimin e Maqedonisë që të marrë pjesë në procesin e integrimit në BE. Ne duam që ta shohim Maqedoninë si aktor të rëndësishëm në rajon. Prioriteti ynë është që të ndihmojmë në zhvillimin e vendit, nëpërmjet këmbimit të shërbimeve, forcimit të demokracisë, sundimit të së drejtës, përmirësimin e ambientit jetësor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe antikorrupsionit”, tha Jamtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button