Zaev i përgjigjet Mickoskit: deklaratat e tua janë “copy-paste” e Gruevskit

Deklaratën e liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e quajti si “copy-paste” të ish liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. I pyetur se kur pritet të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve, Zaev u shpreh se “kjo do të ndodhë brenda kësaj jave”, transmeton Portalb.mk.

“Ajo që është aktuale në Maqedoni është ligji i gjuhëve dhe kjo është diskutuar që 9 muaj. Më parë këto lloj ligje janë sjellë para përfundimit të mandatit qeveritar, kurse tash është ndryshe dhe për të njëjtin ka 9 muaj që debatohet. Porositë që i dërgon lideri i opozitës janë si copy-paste e Gruevskit. Shumica në parlament do të rritet, sepse qeveria e Maqedonisë ka një koncept, “Një shoqëri për të gjithë”. Unë pres që të ketë dialog, dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin, çështja e fundit e Marrëveshjes së Ohrit të marrë fund që të mund të punojmë në ekonomi dhe shëndetësi”, tha Zaev.

Ai shtoi se e rëndësishme është që ligji të miratohet, sepse kjo do të lehtësonte komunikimin ndërmjet njerës palë dhe tjetrës.

Përndryshe, kjo deklaratë e kryeministrit Zaev, vjen pasi që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij do të përkrah qeverinë dhe realizimin e reformave nëse hiqet dorë nga miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button