Rikthehen fluturimet Serbi-Iran

Pas një ndërprerjeje 27 vjeçare është njoftuar se janë rikthyer fluturimet direkte në mes të Iranit dhe Serbisë.

Aeroplani “IranAir” ka aterruar më 10 mars në aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”.

Disa grupe në Serbi kanë ngritur shqetësimet se fluturimet mund të përdoren nga migrantët iranianë që synojnë të qëndrojnë për kohë më të gjatë në Europë, transmeton REL.

Mediat serbe kanë njoftuar se të gjitha fluturimet e “IranAir”, të linjës Teheran-Beograd janë rezervuar plotësisht deri në fund të verës.

Kompania tjetër ajrore e Iranit, “Qeshm Air” është duke planifikuar të nisë shërbimet në mes të dy shteteve më 19 mars.

Ky shërbim është pritur prej kur Serbia ka nënshkruar marrëveshjen për liberalizim të vizave me Iranin, në gusht të vitit 2017.

Shumica e personave që do ta shfrytëzojnë këtë shërbim pritet të jenë iranianë që jetojnë në Europë.

Sidoqoftë, grupi serb që mbështet refugjatët “Info Park” ka paralajmëruar se fluturimet mund të shndërrohen në linjë të migrantëve të rinj, që synojnë që qëndrojnë ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian.

Që prej heqjes së vizave, Ministria serbe e Tregtisë ka thënë se 7,000 iranianë kanë udhëtuar në Serbi, ndërsa 485 prej tyre kanë aplikuar për azil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button