Rumania përcakton objektivin: Anëtarësimi në Eurozonë, brenda vitit 2024

Partia e socialdemokratëve (PSD), në pushtet prej një viti në Rumani, votoi gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm të mbajtur këtë të shtunë, në mbështetje të përcaktimit të vitit 2024 si një target kohor për adoptimin e monedhës së euros, transmeton TCH.

Udhëheqësi i PSD-së, Liviu Dragnea u tha mbi 4.000 të pranishmëve se, bashkimi me Eurozonën ishte një hap i detyrueshëm dhe i natyrshëm për Rumaninë, një prej ekonomive me ritmin më të lartë të rritjes në Bashkimin Europian, edhe pse mbetet njëri prej anëtarëve më të varfër dhe më të korruptuar të bllokut.

“Duhet të shohim me kurajo dhe të kuptojmë se ky është një hap i detyrueshëm, si dhe mundësia e vetme për Rumaninë që të ulet në tryezën e më të pasurve të Europës”, tha Dragnea. “Ky është një projekt solidariteti kombëtar”, shtoi më tej ai.

Rumania, një shtet me popullsi prej 21 milionë banorësh, kishte përcaktuar fillimisht vitin 2014 si objektiv për adoptimin e monedhës së përbashkët europiane, e më pas e shtyu afatin kohor në vitin 2019. Por këto data rezultuan jorealiste, duke parë progresin e pamjaftueshëm në përmbushjen e objektivave të BE-së për ekonominë dhe institucionet e saj që të përafroheshin me ato të vendeve më të pasura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button