Zëvendësuesi i Astorit i jep 3 pikët Fiorentinës

“Lotët e një qyteti të tërë, një lidhje deri në përjetësi. Udhëtim të mbarë Kapiten! “Askush nuk vdes për sa kohë jeton në zemrën tënde”; me këto parulla, tifozët e Fiorentinës dhe Beneventos shprehën dhimbjen e fortë që ekziston ende për ndarjen nga jeta të kapitenit të skuadrës violë, Davide Astorit, transmeton TCH.

35 mijë persona ishin të pranishëm në “Artemio Franchi” të Firences, për të bërë homazhet e fundit të kapitenit, pikërisht në prag të sfidës mes Fiorentinës e Beneventos, homazhe prekëse ku ishte e pamundur për të përmbajtur lotët. Ishin 35 mijë persona që përfaqësuan një qytet të tërë në shprehjen e dhimbjes ende të madhe për humbjen e futbollistit 31 vjeçar.

Minuta e heshtjes e mbajtur nga futbollistët e të dyja skuadrave drithëruese. Qetësia ishte e plotë ku asgjë nuk pipëtinte, ndërkohë që askush nga të pranishmit nuk mundi të fshehë lotët. Fluturimi drejt qiellit i tullumbaceve të bardha dhe violë ishte përshëndetja për Davide Astorin që i la më pas vendin futbollit të luajtur me ndeshjen që në minutën e 13 u ndërpre për një tjetër homazh për Astorin

Me emrin e kapitenit në fanelat e futbollistëve, Fiorentina e zhvilloi ndeshjen me Beneventon në një klimë surreale me skuadrën violë që deshi ta çojë deri në fund nderimin për 31-vjeçarin dhe e bëri këtë duke fituar këtë përballje edhe pse me rezultatin minimal.

Goli i Hugos ishte ai që vulosi fitoren më të trishtuar të Fiorentinës pasi nuk mund t’i gëzohej dot pa kapitenin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button