Një tjetër figurë publike akuzon ligjvënësin rus për ngacmim seksual

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u është bashkuar akuzave kundër ligjvënësit rus, Leonid Slutsky për ngacmim seksual.

Zakharova, e cila shpesh citohet nga mediat Perënimore, ka thënë më 10 mars se, “Leonid ka nisur të flasë për disa gjëra në restorant, për të cilat ishin shumë të sikletshme”, transmeton REL.

“Unë isha e befasuar se si ata që ishin prezent nuk kanë thënë asgjë dhe nuk më kanë mbështetur”, i ka thënë ajo televizionit rus, NTV, duke shtuar se incidenti ka ndodhur pesë vjet më parë kur ajo nuk ishte “person shumë i njohur”.

Zakharova u është bashkuar tri gazetareve të cilat kanë shprehur publikisht akuzat e tyre.

Yekaterina Kotrikadze, zëvendës-redaktore për televizionin RTVI, producentja e televizonit Dozhd dhe korrespodentja e BBC-së, Farida Rustamova, kanë akuzuar Slutskyn për ngacmim seksual, duke thënë se ai ka tentuar të ketë kontakt fizik me to.

Slutskuy, 50 vjeçar ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërcënuar se do të padisë akuzueset për shpifje, mirëpo ai ka kërkuar falje në një postim në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Duke shfrytëzuar rastin e kësaj dite, dua t’iu kërkojë falje të gjitha atyre që me apo pa dëshirë u kam shkaktuar ndonjë shqetësim”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button