Rrëfehet Ledri Vula, flet për sherrin me Dj Blunt, për Ritën dhe Duan

Një nga temat kryesore të mediave rozë kohët e fundit është bërë “sherri” në rrjetet sociale mes Dj Blunt dhe Ledri Vulës, transmeton Revistaclass. Ka qenë Blunt ai që ka akuzuar Ledrin për moskorrektesë në realizimin e remix-it të këngës “Nëse m’don ti”. Ai ka sharë me fjalë të rënda Ledrin dhe reperin Gjiko( shokun e Ledrit).

Ky i fundit ka reaguar në lidhje me këtë çështje, por Ledri vetëm sot në emisionin “Jo vetëm modë”, ka folur për Dj Blunt. Ai ka vlerësuar punën e tij duke e cilësuar si një ndër Dj më të mirë. Gjithsesi Ledri ka shtuar se ai nuk është psikiatër, dhe nuk mund t’i vijë në ndihmë Blunt.

“Unë psikiatër nuk jam. Nuk e di se çfarë problemesh psikike mund të ketë”,-është shprehur Ledri.

Reperi nga Kosova ka folur gjithashtu për herë të parë për Dua Lipën dhe Rita Orën.

“I kam shumë shoqe të dyja. Rita është moshatare me mua dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe po bën muzikë shumë të mirë. Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma dhe me të mund të bëja një me të një film “Fifty Shades of Ledri”, ndërsa me Duan do bëja muzikën”,-është shprehur Ledri.

Sa i përket statusit të reperit, ai është shprehur se është “single”. Gëzohuni vajza…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button