Mançevski: Nuk do të pranoj asnjë debat pa së paku një folëse femër

Në ngjarjen “Gratë në digjitalizim”, ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, paralajmëroj se nuk do të pranon të jetë pjesë e asnjë konference, debati apo panel diskutimi në të cilin nuk ka së paku një folëse femër transmeton Kanal 5 .

Me këtë i bashkohet iniciativës së euro komisares për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Marija Gabriel, njoftojnë nga MSHIA, përcjell Portalb.mk.

“Do të jem i sinqertë dhe do të tregoj se gëzohem dhe mburrem që dita ndërkombëtare e gruas, 8 marsi më në fund edhe në Maqedoni filloj të shënohet nëpërmjet luftës për barazi gjinore në politikë, ekonomi dhe sidomos në sferën e shoqërisë informatike. Si social demokrat zgjodhëm 40 për qind përfaqësim të femrave në Parlament, dhe deri në 2020 premtuam që do të vendosim barazi, gjegjësisht së paku 50 për qind do të përfaqësohen femrat në politikë. Këtë e vërteton edhe përbërja ime në kabinet, ku janë gjashtë këshilltare femra. Jo për shkak se janë femra, por për atë se janë inxhiniere, ekonomiste, juriste, linguiste të dalluara”, tha ministri Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button