Shtoni avokadon në mëngjesin tuaj

Që të keni një trup të shëndetshëm, duhet dhe të keni një orar të ngrënjes së ushqimit.

Megjithatë, asgjë s’mund të ju ndihmojë nëse ushqimi që ju e konsumoni, të paktën në mëngjes, nuk është natyror e i freskët dhe i lehtë për të kaluar ditën, transmeton Klan Kosova.

Prandaj ushqimet e kombinuara sikurse avokado, mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL).

Po ashtu avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës.

Një avokado mund ta hidhni në supë,  mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse, e poashtu mund ta përzieni avokadon me qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button