OKB: Ekzistojnë prova se ndaj muslimanëve të Arakanit është kryer gjenocid

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së, Zeid bin Ra’ad Zeid al-Hussein, duke reaguar për pretendimet e Mianmarit që ndaj muslimanëve të Arakanit nuk kanë kryer “gjenocid” apo “spastrim etnik”, tha se “Ka një kohë të gjatë që as nuk na ftojnë në Arakan e as nuk japin leje për qasje në atë vend. Në këtë gjendje, nuk mund të besojmë në çfarëdo që thonë ata”

Hussein, pas raportit të dorëzuar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në Zyrën në Gjenevë mbajti konferencë për media, transmeton AA.

Duke reaguar për deklaratat që në vendin e tyre nuk ka pasur “gjenocid” apo dhe “spastrim etnik” të Ministres së Jashtme dhe ministres së Presidencës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe të Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Thaung Tun, Hussein theksoi që Mianmari në asnjë mënyrë nuk lejon qasje në rajon.

Ai përsëriti se “ekzistojnë prova të cilat dëshmojnë që janë realizuar sulme gjenocidale” ndaj muslimanëve të Arakanit, dhe shtoi: “Meqë nuk është bërë gjenocid ose spastrim etnik dhe nëse nuk ka dëshmi lidhur me këtë çështje, atëherë pse nuk lejojnë qasje në shtetin e Arakanit? Ka një kohë të gjatë që as nuk ftojnë në shtetin e Arakanit e as nuk lejojnë qasje në të. Në këtë gjendje, nuk mund të besojmë në çfarëdo që thonë ata. Pretendimet (E qeverisë së Mianmarit) që në Arakan nuk ka pasur asnjë shkelje serioze, janë plotësisht absurde dhe të turpshme.”

– Thirrje deri te Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Duke vënë në pah se gjenocidin mund ta dëshmojë vetëm Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), Hussein i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të fillojë hetimin në GJNP për persekutimin ndaj muslimanëve të Arakanit.

Në raportin të cilin Hussein e dorëzoi te Këshilli për të Drejtat e Njeriut, thuhet se ekzistojnë dëshmi të fuqishme se nga 25 gushti 2017, ndaj muslimanëve të Arakanit është kryer gjenocid. Pas kësaj, në ditën e djeshme ka organizuar një konferencë për media ku tha se nuk ka dëshmi të qarta lidhur me deklaratat e Mianmarit se në atë vend nuk është kryer “gjenocid” apo “spastrim etnik” ndaj muslimanëve të Arakanit.

– Janë djegur mbi 350 fshatra

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 25 gushti 2017, duke ikur nga dhuna e Mianmarit, afro 700 mijë muslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh. Mendohet që në vitet e 1970’ në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë muslimanë, ndërkaq si pasojë e ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në 350 mijë.

Në pamjet satelitore të siguruara nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shihet se në rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button