Bekir Asani: I kërkoj falje polices për ofendim eventual

Funksionari i BDI-së Bekir Asani, në një deklaratë për “24Vesti” i ka kërkuar falje polices që e ka sulmuar verbalisht, pasi që ajo e kishte urdhëruar automjetin “Merimanga” që t’ia marrë automjetin të cilin e kishte parkuar në vend të gabuar njofton Portalb.mk.

“Jam në shënjestër të opinionit, polices Jasmina Jançkovska i kërkoj falje nëse ofendim eventual”, thotë Asani.

Ai thotë se nuk ka dhënë ende dëshmi në Prokurori, duke mos zbuluar arsyet se pse ende nuk është thirrur për rastin me policen.

Asani, gjithashtu thotë se është i kapshëm për Prokurorinë 24 orë dhe nëse merr ftesë do të paraqitet, ndërkaq i bën ftesë Prokurorisë që të mos bie pre e trysnive të opinionit, por të veprojë në mënyrë të drejtë që ta pastrojë rastin në bazë të deklaratave të dhëna.

Sipas tij, ekzistojnë video-incizime nga kamerat që munden të sigurohen, të cilat, siç thotë ai, tregojnë se në ditën kritike ka pasur vetëm grindje verbale, dhe jo kontakt fizik.

Ndryshe, policja Jasmina Janaçkovska, është sulmuar verbalisht javën e kaluar nga Asani, pasi që e njëjta ka urdhëruar automjetin “Merimanga” që t’ia marrë veturën Asanit, pasi që e ka parkuar në vend të palejuar. Një ditë pas sulmit, policja është ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që t’ia sqarojë personalisht rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button