Maqedoni, fotografitë dhe bisedat e bëra “screenshot” përdoren si dëshmi gjyqësore

Fotografitë dhe postimet që do të publikohen në rrjetet sociale do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat gjyqësore në Maqedoni. Gjithë dëshmitë që do të merren në mënyrë ligjore do të mund të nxirren para gjykatës dhe mbi ato do  të merren vendime gjyqësore, shkruan MIA.

Kërcënimet drejtuar kryeministrit Zaev, siç informojnë nga MPB nga muaji i kaluar është tashmë një tjetër vepër penale për të cilën Sektori për krim kompjuterik pranë MPB ka përgatitur edhe raport deri tek Prokuroria Publike.

MPB punon në mbi tridhjetë raste ku përmes rrjeteve sociale bartësit e funksioneve publike në Republikën e Maqedonisë ju kërcënohet jeta si dhe raste  ku janë keqpërdorur të dhënat e tyre personale. Gjashtë prej këtyre rasteve  ka të bëjë me kanosjet drejtuar kryeministrit Zaev.

Ministria e Brendshme informon se në të njëjtën mënyrë veprojnë mbi të gjitha kërkesat e paraqitura për kërcënime për rrezikimin e sigurisë  të të gjithë qytetarëve.

Në praktikën e deritanishme në Maqedoni ka pasur raste ku fotografitë “screenshot” dhe statuset në rrjetet sociale janë përdorur si dëshmi në procedurat penale.

Kështu, vitin e kaluar, Gjykata Penale në Shkup e shpall fajtor E.A. për shkak të një fyerje ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Facebook. Gjykata dënoi EA, me shtetësi maqedonase dhe turke, me një gjobë prej 24,600 denarësh (400 euro) në procesin që u hap pas një padie penale nga ambasadori turk në vend, Tulin Erkal Kara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button