Kuvendi i Serbisë hodhi poshtë nismën e pranimit të “gjenocidit” mbi armenët

 Kuvendi i Serbisë ka refuzuar të shqyrtojë nismën për miratimin e rezolutës mbi ngjarjet e vitit 1915, e cila përfshin termin “gjenocid” së bashku me pretendimet e tjera armene, transmeton Anadolu Agency (AA).

Propozues i rezolutës, kryetari i Partisë së Re dhe ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç, këtë nismë e vuri si propozim për miratim tre vitet e kaluara.

Nga 146 deputetët e pranishëm në Parlamentin serb më 6 mars, për ta vënë iniciativën në rend dite 139 nuk votuan, ndërsa shtatë ishin për.

Nismën për rezolutën e “gjenocidit” mbi armenët në Kuvendin e Serbisë, njëherë në vitin 2010 e parashtroi Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit.

Qëndrimi i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadolinë lindore në vitin 1915 ndodhi pasi disa u bashkuan me rusët pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Zhvendosja pasuese e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Ankaraja nuk pranon “gjenocidin” e pretenduar, por pranon se ka pasur viktima në të dyja anët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button