Borisov: Evropa t’i pranojë emigrantët që mund të integrohen

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka deklaruar se Evropa duhet t’i pranojë vetëm emigrantët të cilët do të mund të integrohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borisov mori pjesë në takimin e mbajtur në Sofje të organizuar nga Partia Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është dhe partia e tij “Qytetarët për Zhvillim Evropian”.

Duke theksuar se Bullgaria ka zgjidhur çështjen e emigrantëve ilegalë, Borisov tha se vendi i tij ka probleme vetëm me anëtarësinë në zonën Schengen.

“Evropa duhet t’i pranojë vetëm emigrantët të cilët do të mund të integrohen. Për ne çdo njeri është i çmuar, megjithatë duhet t’u japim qetësi popujve evropianë. Pse ndodhi Brexit-i? Sepse njerëzit atje u frikësuan kur në anën tjetër të tunelit panë 40 mijë refugjatë. Pse Gjermania e pasur dhe sociale nuk mundi të krijojë qeveri për 5-6 muaj? Sepse i kemi frikësuar popujt tanë”, u shpreh Borisov duke vlerësuar problemet të cilat përjetojnë vendet anëtare të BE-së lidhur me emigrantët.

Borisov poashtu kritikoi edhe politikat e BE-së lidhur me krizën e emigrimit, duke thënë se: “Disa herë jam përpjekur që të them se në aspektin diplomatik kjo është një fiasko e madhe. Nëse kontrollohet çdo person që hyn në zonën e BE-së, nëse mundësojmë që hyrjet të realizohen vetëm nëpërmjet portave ligjore kufitare, vetëm atëherë njerëzit e Evropës do gjejnë qetësi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button