Ministria e Kulturës i ka rritur mjetet për Teatrin e Tetovës dhe Galerinë e Arteve Pamore
Ministria e Kulturës e ka dorëzuar programin buxhetor për vitin 2018, për Galerinë e Arteve dhe Pallatin e Kulturës në Tetovë. Sipas asaj që deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, për Galerinë e Arteve në Tetovë, janë parashikuar mjete prej 4 milionë e 600 mijë denarë ndërkaq, për Pallatin e Kulturës 7 milionë denarë, raporton Portalb.mk.
Sipas sekretarit shtetëror Aziri, mjetet e ndara të cilat janë dyfishuar, do të shfrytëzohen për ngritjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare në Maqedoni.
“Buxheti vjetor i galerisë së arteve ka qenë vjet 1 milion e 200 mijë denarë, ndërsa sivjet është 4 milionë e 600 mijë denarë. Ku 2 milionë janë ndarë vetëm për investime jashtë Galerisë së Arteve, në pjesën e hyrjes së invalidëve në Galerinë e Arteve, e cila ishte e vjetërsuar”, tha Aziri sot në Tetovë, ku bëri dorëzimin zyrtar të programit për vitin 2018.
Ai shtoi se Ministria e Kulturës për Teatrin ka parashikuar mjete të cilat kapin vlerën prej 7 milionë denarëve, apo dyfish nga vlera e mëparshme.
“Ne kemi marrë parasysh kërkesat që ka pasur Teatri I Tetovës. Për këtë, është paraparë një program që kap vlerën prej 7 milionë denarëve, që është një buxhet dyfish nga viti i kaluar”, shtoi Aziri.
Më poshtë mund ta ndiqni konferencën për shtyp: