Duraki: Në Kërçovë do të ndërtohet rrjet i ri i kanalizimit

Sot në Kërçovë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, zhvilluan një takim pune pas të cilit ata vizituan impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Kërçovë. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar ndërtimin  impiantit  në Kërçovë në vitin 2016 me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian si dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vlerë prej mbi 8 milionë euro.

“Ky impiant ka filluar me punë në dhjetor të 2017-ës dhe aktualisht po testohet. Impianti  është i pajisur me një kapacitet të trajtimit të ujërave të zeza për 48,000 banorë dhe do të kontribuojë shumë në mbrojtjen më të mirë të mjedisit dhe sidomos në cilësinë e ujërave të lumit të Zajazit si dhe të lumit Treska”, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Njëkohësisht, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen financiare të BE-së në kuadër të Komponentit 2 të IPA-s, tashmë është duke përgatitur një projekt për ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës me vlerë mbi 13 milionë euro. Në dhjetor të vitit 2017, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi këtë projekt dhe aplikacioni i IPA-s u dërgua në Delegacionin e Bashkimit Evropian nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Me këtë rast, ministri Duraki theksoi: Me këtë projekt, do të ndërtohet rrjeti i ri i kanalizimit si dhe do të zgjerohet dhe  rehabilitohet  rrjetit ekzistues në zonën urbane të Kërçovës, Zajaz, Strogomishtë dhe  Osllomenë jugore, i cili do të zgjidhë plotësisht problemet e kanalizimit në komunën e Kërçovës, si dhe në komunën e Zajazit dhe do të lidhen amvisëritë me sistemin e kanalizimit.

“I gjithë uji nga këto vende do të dërgohet deri te impianti i trajtimit dhe do të pastrohet. Realizimi i projektit të kanalizimit, i cili është një projekt i rëndësishëm për qytetarët nga i gjithë rajoni, pritet të fillojë në tetor 2018 pas përfundimit të një marrëveshjeje me kontraktorin”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button