Që të jeni i suksesshëm bëjini vetes këtë pyetje, e thotë Oprah Winfrey

Winfrey, e cila u ngrit nga asgjë për t’u bërë një pionere e medias dhe miliardere e sukesshme, thotë gjatë një fjali në kolegjin Smith: “Ky është me të vërtetë sekreti i suksesit tim”. Sekreti, shpjegon ajo, është “fuqia e shërbimit”. Por, ju duhet të përuleni dhe të besoni se suksesi është i barabartë me shërbimin ndaj të tjerëve. Ajo i referohet autorit të sukesshëm Gary Zukav, i cili beson se ju duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që dini të bëni më mirë dhe se cili është qëllimi juaj në këtë botë, për çfarë duhet të shërbeni. Ajo flet për zbulimin e vetes, transmeton Revista Class.

Sipas “Business Magazine”, pyetja që Winfrey do që secili prej nesh t’i bëj vetes është: Si mund të jem i dobishëm? Cilat janë talentet unike që kam për të ofruar? Çfarë mund të bëj në mënyrë specifike?

Hapi 1: Besoni në arsyen “pse” prapa çdo gjëje që ju bëni. Duhet të besosh se po bën diçka kuptimplotë.

Hapi 2: Gjeni talentin tuaj unik dhe investoni gjithë veten tuaj në shërbim të qëllimeve tuaja. Ju duhet të përdorni vazhdimisht dhuratat që zoti ju ka dhënë.

Hapi 3: I pari je gjithmonë ti!! Nëse e vendosni veten të fundit dhe konsumoheni, nuk do të keni më asgjë për të tjerët, aq më pak për qëllimet që po përpiqeni të arrini.

Kjo është mënyra se si Oprah Winfrey, e përcakton suksesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button