Bisedimet në kuadër të procesit të Zhan Mone-s janë shtyrë për në maj

Për në maj janë shtyrë bisedimet mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë, të iniciuar nga tre eurodeputetët Ivo Vajgell,, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, njofton MIA, sipas burimeve nga kabineti i Vajgell nga ku thonë se po punohet për organizimi, transmeton Portalb.mk.

Vajgëll gjatë kohës së vizitës në Shkup muajin e kaluar paralajmëroi mundësi që bisedimet të njohura si procesi i “Zhan Mones” të mbahen nga 15 deri 17 mars në Ohër dhe në to përveç deputetëve të Kuvendit dhe tre eurodeputetëve të jetë i pranueshëm edhe Johanes Han.

Si tema kyçe të takimi paralajmërohen të jenë Rregullorja e punës së Kuvendit dhe kodi etik edhe pse grupeve parlamentare u është lënë mundësia që vetë të iniciojnë çështje për të cilat do të diskutonin në takime.

Ideja e tyre, mes tjerash, është mbajtja e mbledhjeve të rregullta ku do të ftohen edhe liderët e të gjitha partive në të cilat liderët se çfarë do të thotë dhe si zhvillohet dialogu i vërtetë politik dhe si vihet deri te konsensusi në politikë. Problem me të cilin Maqedonia përballet shumë vite.

LEXO EDHE:

“Marrëveshje e re për Maqedoninë” në afërsi të Parisit?

Maqedoni, Vajgëll i vazhdon bisedimet për “Zhan Mone”

Vajgëll: Projekti i “Zhan Mone-s” nuk është zëvendësim i Marrëveshjes së Përzhinos

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button