Në Jazhincë dhe Tetovë janë gjetur 30 kilogramë marihuanë dhe dy pistoleta

Në dy bastisje të veçuara dje në Tetovë dhe në Jazhincë të Tetovës policia ka gjetur 30 kilogramë marihuanë, pak hashash dhe dy pistoleta, transmeton Portalb.mk.

Në Jazhincë bastisja është bërë në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të E.M (52) ku janë gjetur 29 paketime të marihuanës me peshë prej rreth 30 kilogramëve, një plumb kalibar 7.62 milimetra dhe një qese të vogël me hashash.

Në bastisjen në shtëpinë e M.S. (39) nga Tetova janë gjetur dy pistoleta të cilat i posedon pa leje.

Policia njofton se është duke i dokumentuar rastet dhe paralajmëron kallëzime penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button