Vrasësi i Martin Neshkoskit në izolim në Burgun e Idrizovës, pasi që mbrëmë ka bërë incident

Polici i njësitit special të MPB-së, i dënuar për vrasjen e Martin Neskovskit, Igor Spasov, nga orët e hershme të mëngjesit është në izolim në burgun e Idrizovës. Nuk duhet se deri kur do ta mbajë këtë masë ndëshkuese, thonë nga burgu, njofton Portalb.mk.

Prej atje konfirmojnë se Spasov mbrëmë ka bërë incident. Sipas të gjitha gjasave, ka ikur nga burgu ndërkaq më pas vetë është kthyer, por informata zyrtare se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe pse Spasov është izoluar nga të burgosurit tjerë, pritet raport nga Burgu.

Spasov e ka vrarë të riun Neshkoski në festën e fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 në sheshin “Maqedonia”, në Qendër të Shkupit. Ai është dënuar me 14 vjet burg.

Për shkak se lideri i LSDM-së dhe kryeministri aktual më herët publikoi “bomba” vrasjen e Neshkoskit, atëherë PSP në vitin 2016 e mori këtë rast dhe hapi procedurë parahetimore. Nën sigurim të përforcuar policor, Spasov dy herë (në shkurt dhe mars të atij viti) është dërguar për dëgjim në PSP, transmeton SDK.

Deri më sot, për vdekjen e Neshkoskit nuk është hapur hetim. Jo-zyrtarisht, y është njëri ndër rastet që e presin ligjin për dëshmitarë të mbrojtur.

“Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button