Veseli: Na duhen edhe disa vota për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se legjislativi gjatë javës së ardhshme do të trajtojë 52 pika të ndryshme në tri seanca të ndara parlamentare.

Por, megjithatë, asnjë nga këto seanca nuk ka të bëjë me çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Lidhur me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, sipas tij, grupet parlamentare po punojnë për arritjen e një konsensusi, transmeton REL.

“Na duhen edhe disa vota. Vetëm një reflektim pak më qytetarë i një pjesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të shkonim drejt e në seancë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shprehur besimin se së shpejti do të arrihet një vendimmarrje, e cila do të jetë në interesin e qytetarëve lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button