Ministria e Shëndetësisë vendosi: Ja ku do të ndërtohet Qendra e re klinike

Qendra e re klinike përfundimisht do të dislokohet, vendosi Qeveria. Lokacioni i ri, ashtu siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të jetë në lagjen në Zllokuqan, në afërsi të Spitalit Psikiatrik të lagjes “Bardovcë”. Lokacioni i fundit, ashtu siç tha ministri, nuk është vendi më i mirë për funksionim të mëtutjeshëm të Qendrës Klinike, njofton Portalb.mk.

“Ai vend është i ngufatur. Në atë vend madje edhe me projektin e ri nuk do të arrihej zgjidhje e mirë komunikacioni. Nuk ka pasur vende të mjaftueshme për parking dhe rruga Vodnjanska edhe më tej do të ngelej e ngushtë për qytetarët që jetojnë në rrethinë, ndërkaq njëkohësisht nuk do të sigurohej qasje e mirë deri te shërbimet spitalore. Projekti i ri nuk do të na siguronte qendrën moderne klinike siç janë në vendet e zhvilluara”, tha Filipçe.

Ai shtoi se janë shqyrtuar disa lokacione, të cilat janë mjaftueshëm të mëdha, sa në afërsi të ndërtesës së Qendrës klinike, të vendosen edhe Fakulteti i Mjekësisë, qendra hulumtuese përkatëse dhe të ketë kampus për studentë të mjekësisë.

“Punojmë edhe për përmirësimin e zgjidhjes së komunikacionit në Qendrën Klinike ku është tani. Me Qytetin e Shkupit tani kemi përgatitur një zgjidhje për hyrje të automjeteve. Do të sigurojnë korsi të veçantë për Ndihmën e Shpejtë, në tokën për ndërtim shpresoj që të arrijmë të ndërtojmë edhe garazh montuese në kate që të lehtësohet lëvizja e automjeteve. Kjo është marrëveshje kapitale, e cila vlerësoj se do ta zgjidh problemin”, sqaroi Filipçe.

Për klinikën e re, tha se lokacioni është në vendosur që të jetë në Bardovcë, në afërsi të Spitalit Psikiatrik. Ai tha se po planifikohet që të bëhen rrugë qasëse.

“Do të ketë rrugë e cila do të jetë nga lagjja Karposh dhe do të shkojë drejt në Qendrën Klinike dhe po planifikohet edhe rrugë e re, ajo është vazhdim i rrugës “Zhelezniçka”, e cila do të vazhdoj në drejtim të Gjorçe Petrovit dhe do të kalojë saktë në vendin ku planifikojmë ta ndërtojmë objektin. Këtë do ta bëjmë ne konsultim me arkitektë, të cilët na  dhanë zgjidhje të mbajtur dhe profesionale”, tha Filipçe, duke shtuar se, një pjesë e tokës është shtetërore dhe do të duhet që të pastrohen të gjitha marrëdhëniet juridike, ndërkaq bëhet fjalë për 84 hektarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button