Gazetarët i dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Naser Selmani

Instituti Maqedonas për Media (IMM), Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), Sindikati i Pavarur i Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM), dhe Instituti për Studime Komunikimi (ISK), kategorikisht dënojnë kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani.

“Për ne është e papranueshme të ndalohet liria e të shprehurit dhe puna profesioniste e gazetarëve, e cila duhet të jetë e liruar nga çfarëdo lloji të shtypjeve dhe shantazhimeve. Kërcënimi i gazetarit njëkohësisht është edhe sulm mbi demokracinë dhe kufizim të mundësisë që publiku të ketë qasje deri te informacionet dhe idetë e ndryshme. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë në kohë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për ta qartësuar këtë rast dhe të ndalohet përsëritja e rasteve të këtij lloji. Të përkujtojmë se shteti, në përputhje me nenin 10 nga Konventa Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarrë të gjitha masat aktive me qëllim për të krijuar dhe për të mbajtur një klimë të volitshme për lirinë e të shprehurit”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Ndryshe, Selmani, dje kumtoi se ka qenë i kërcënuar nga vëllai i funksionarit të BDI-së, Bekir Asani, pasi që disa ditë më parë ka kërkuar që Asani të dënohet nga organet kompetente për rastin ku e ka sulmuar verbalisht policen që ka urdhëruar automjetin e merimangës t’ia marrë veturën pasi që e ka parkuar gabimisht.

Gazetari Selmani është kërcënuar nga vëllai i Bekir Asanit të BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button