Mickoski në takim me Borisovin dhe Dol: Qeveria nuk e ka realizuar planin 3-6-9

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me ftesë të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka qëndruar në Sofje ku është takuar edhe me kryetarin e Partisë Popullore Evorpiane, Zhozef Dol, informojnë nga partia, njofton Portalb.mk.

Në takim është diskutuar për agjendën evropiane të rajonit dhe për përforcimin e bashkëpunimit në korniza të Partisë Popullore Evropiane, pjesë e së cilës është dhe VMROD-DPMNE.

Mickoski ka theksuar se prioritet strategjik ngelet anëtarësimi në BE, si orientim bazë nëpërmjet së cilës duhet të mundësohet avancimi i standardeve dhe mundësimi i gjasave për avancim. Ai theksoi se Maqedonia, për fat të keq ka proces reformues i cili zhvillohet nën nivelin e dëshiruar dhe plani i qeverisë 3-6-9 ka ngelur i paplotësuar.

“Janë të nevojshme përmirësime kyçe, para se gjithash reforma në sistemin gjyqësor, mbështetje të ekonomisë dhe zhvillimin e saj themelor, ku për fat të keq deri më tani kemi një ndër rezultatet më të dobëta ekonomike si shtet, por edhe masat për mundësimin e arsimit kualitativ si shtyllë kyçe për zhvillim të një shoqërie”, ka theksuar lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski në bisedën me Borisovin ka theksuar se VMRO-DPMNE është për zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në parime dhe respekt reciprok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button