Osmani: bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Japonisë u kurorëzua me buxhet më të lartë për projekte zhvillimore

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit Nacional për ndihmë të jashtme në Republikën e Maqedonisë, sot mori pjesë dhe kishte fjalën e tij në ceremoninë e cila u mbajt me rastin e nënshkrimit të nëntë projekteve me të cilat Qeveria Japoneze në kuadër të Grant programit për projekte të vogla për nevoja themelore të njeriut, do ti sigurojë mjete Republikës së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Osmani në fjalën e tij shprehu falënderim Qeverisë Japoneze për mbështetjen përmes së cilës do të sigurohen mjete për përmirësimin e gjendjeve në shumë sektorë të rëndësishëm si që janë sektori i shëndetësisë dhe ai i arsimit.

“Falënderim të veçantë do të doja ti shpreh Ambasadores Haneda, si dhe gjithë ekipit të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë, me këmbënguljen dhe përkushtimin e së cilës u siguruan këta mjete të pakthyeshme” – theksoi Osmani, duke potencuar se mundi i përbashkët rezultoi në një buxhet më të lartë këtë vit për financimin e këtij programi për projekte të vogla, që flet jashtëzakonisht pozitiv për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe marrëdhëniet miqësore mes Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Mbështetja nga ana e Japonisë datën që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, periudhë në të cilën Japonia ka siguruar mbështetje të madhe përmes ndihmës zyrtare zhvillimore në shumë sektorë të rëndësishëm për qytetarët si që janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi i komuniteteve lokale.

“Si koordinator Nacional i ndihmës së huaj në Republikën e Maqedonisë kam angazhim që bashkëpunimin tonë ta avancoj edhe në periudhën e ardhshme, dhe besoj, në sinqeritetin dhe ndihmën e Ambasadores Heneda, si dhe gjithë ekipit të Ambasadës së Japonisë se me sukses do ta avancojmë jo vetëm bashkëpunimin zhvillimor, por edhe bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe politik mes dy vendeve”- përfundoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button