Gazetari Selmani është kërcënuar nga vëllai i Bekir Asanit të BDI-së

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, dje është kërcënuar, nga si[ thotë ai, vëllai i funksionarit të lartë të BDI-së në Çair, Bekir Asani, njofton Portalb.mk.

Nuk është hera e parë që kërcënohem dhe provokohem nga njerëz të afërt me BDI. Nuk i kam paraqitur ne publik sepse nuk kam dashur në asnjë moment të mendojnë kërcënuesit se vërtet ua kam frikën. I kam raportuar kërcënimet në polici thjeshtë për të lënë gjurmë nëse dikush prej dhunuesve të BDI përpiqet ti realizojnë kërcënimet. SHGM, pa dallim kërcënimeve dhe shantazheve ndaj meje, nuk do të heq dorë nga misioni jonë i përbashkët, liria e fjalës në Maqedoni të jetë pjesë e jetëve tona, e jo angazhim deklarativ në Kushtetutë. Vlerësoj reagimin profesional të ministrit të Punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe të policëve të përfshirë në këtë ngjarje, por këtë nuk mund ta them edhe për prokuroren Spasenka, e cila nuk ishte në gjendje ta kuptojë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetës time. Falënderoj edhe Përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Dezir dhe mbarë korrin diplomatik në Shkup, i cili fuqishëm u ngrit në mbështetje të lirisë së fjalës në Maqedoni. Sot u informova se ky incident trajtohet në mënyrë shumë serioze në kontekst evropian pas vrasjes qyqare të dy kolegëve të mi në Malta dhe Sllovaki. Fort besoj se qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane, të cilat janë të atakuara nga disa figura margjinale politike dhe dhunues”, shkruan Selmani në rrjetet sociale.

Ndryshe, kërcënimet vijnë pasi që, ditë më parë, gazetari Selmani në rrjetet sociale ka shkruar për rastin me sulmin verbal të Bekir Asanit ndaj polices që deshi t’ia marrë veturën me merimangë për shkak se e kishte parkuar në vend të gabuar.

“Shteti juridik u gjunjëzua para një dhunuesi, i mbështetur nga BDI. Qeveria na ka borxh të sqarojë, kush bënë trysni ndaj polices Jasmina Jançovska të ndryshojë deklaratën për incidentin te Mavrovasja. Nëse nuk e mbrojmë Jasminën, Maqedonia do të jetë shtet i dhunuesve si Bekir Asani! Turp!”, shkruajti para disa ditësh Selmani.

Policja që u sulmua nga Asani, ka dëshmuar sot në Prokurori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button