fbpx

Shpërblime multimilionëshe për vendndodhjen e liderëve talibanë

Shtetet e Bashkuara ofrojnë shpërblime multimilonëshe për informacione që çojnë në vendndodhjen e udhëheqësit të talibanëve pakistanezë, Mullah Fazlullah, dhe të dy liderëve të tjerë talibanë që besohet se janë në Pakistan, transmeton REL.

Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se ofron shpërblim prej pesë milionë dollarësh për informacione për Fazlullahun, liderin e grupit Tehrik-e Taliban Pakistan.

Ai po ashtu tha se shpërblimet prej tre milionë dollarësh vlejnë për informacione rreth militantëve Abdul Wali of Jamaat ul-Ahrar dhe Mangal Bagh, nga grupi Lashkar-e-Islam.

“Secili prej këtyre individëve ka kryer ose ka rrezik të madh të kryejë akte të terrorizmit që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe të shtetasve të saj”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button