Milan 0 – 2 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Milani 0-2.

Topçinjtë kanë shënuar dy gola në pjesën e parë me anë të Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey.

Nota më e lartë në këtë takim shkoi për golashënuesin e parë të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, transmeton Telegrafi.

Paraqitje të mirë patën edhe dy mesfushorët Aaron Ramsey që shënoi golin e dytë dhe Mesut Ozil që kontribuoi me dy asistime.

Festa e lojtarëve të Arsenalit. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën gjatë 90 minutave në këtë takim.

Të dy futbollistët patën paraqitje të mira, ku Xhaka mori notë 7,1 ndërsa Mustafi 7,2.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci pati notën më të ulët në këtë sfidë duke marrë 5.8.

 Ndeshje kthyese mes dy skuadrave luhet më 15 mars në Londër me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button