Trump e “ndjen” se Cohn do të kthehet përsëri në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë shaka me ish-këshilltarin e tij ekonomik, Gary Cohen, i cili ka dhënë dorëheqje këtë javë nga ky post, transmeton AP, përcjell REL.

Trump ka thënë në një takim të kabinetit të tij se Cohn “mund të jetë globalist, mirëpo sidoqoftë mua më pëlqen ai”.

Presidenti ka thënë se Cohn mund të kthehet një ditë në Shtëpinë e Bardhë.

Cohn ka njoftuar këtë javë se ai do të largohet nga administrata në javët vijuese.

Një njoftim i tillë ka ardhur në mesin e një vale të largimeve të stafit të presidentit dhe çështjes, se Cohn ka dështuar ta bindë Trumpin se ai duhet të rikonsiderojë vënien e tarifave në importet e çelikut dhe aluminit.

Në takimin e sotëm të kabintetit, Trump i ka thënë Cohnit se “kam një ndjejë se një ditë do të kthehesh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button