Skandal në Serbi, 150 të moshuar mbi 110 vjet në listat zgjedhore

Pas mbajtjes së zgjedhjeve për prefekt të Beogradit, disa parti politike të Serbisë kanë paralajmëruar padi për atë që ato i kanë quajtur manipulime me lista zgjedhore, transmeton Koha.net.

Kështu, bie fjala, siç njofton N1, në listat zgjedhore janë hasur edhe 150 persona me moshë mbi 110 vjet, ndërsa është gjetur edhe personi që në maj hyn në vitin e 130 –të të jetës.

Ka po ashtu ankesa se në kryeqytetin e Serbisë janë sjellë për të votuar shumë zgjedhës nga vise të tjera të këtij vendi.

Zgjedhjet për prefekt të Beogradit që u mbajtën më 4 mars, me më shumë se 60 për qind, i ka fituar partia e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq – Partia Përparimtare serbe –SNS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button