Njihuni me personin më të pasur në botë, që la pas Bill Gates

Revista “Forbes” ka publikuar për herë të tretë listën e “Miliarderëve Botërorë”.  Jeff Bezos, i cili në historinë e listës së Forbes u bë personi i parë që tejkaloi kufirin e 100 miliardë dollarëve, u rendit si më i pasuri në botë me një pasuri prej afro 112 miliardë dollarë. Ndërsa, Bill Gates me një pasuri prej 90 miliardë dollarë mbeti i dyti, shkruan Class.

Personi më i pasur në botë është themeluesi dhe CEO i kompanisë Amazon, i cili ka lënë prapa themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates.


Pas këtyre dy emrave, vijnë të tjerë pasanikë në listë, si investitori Warren Buffett me 84 miliardë dollarë, më pas pronari i “Louis Vuitton” francezi Bernard Arnault me 72 miliardë, si edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg me 71 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button