fbpx

“Vendet e Afrikës mund të japin mbështetje në presionet ndaj Koresë së Veriut”

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Rex Tillerson, u bëri thirrje vendeve të Afrikës që të mbështesin përpjekjet ndërkombëtare kundër programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tillerson, në kuadër të turneut në Afrikë, gjendet për vizitë në Etiopi ku dhe realizoi takim me Musa Faki Muhammed, kreun e Komisionit për Unionin Afrikan. Pas takimit, Muhammed dhe Tillerson mbajtën një konferencë të përbashkët për media ku u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Duke theksuar që gadishulli Korean duhet pastruar nga armët bërthamore dhe se vendet afrikane mund të kontribuojnë për përpjekjet globale kundër aktiviteteve bërthamore të Koresë së Jugut, sekretari Tillerson shtoi: “Vendet afrikane, mund të jenë mbështetje në presionin ndaj Koresë së Veriut”.

SHBA ka pasur një lidhje të fuqishme dhe bashkëpunim me vendet e Afrikës, tha Tillerson duke kujtuar dhe përpjekjet e përbashkëta të realizuara në terren në fushën e sigurisë.

Ai më tej pohoi që një pjesë e rëndësishme e Afrikës posedon një popullsi në rritje dhe ka treguar zhvillim ekonomik dhe se kjo e bën Afrikën vend të rëndësishëm për interesat e SHBA-së në të ardhmen.

Lidhur me rritjen e ndikimit të Kinës në Afrikë, kreu i diplomacisë amerikane u shpreh që nuk janë të shqetësuar nga përpjekjet e Kinës në kontinentin afrikan, megjithatë theksoi që vendet afrikane duhet të mendojnë mirë për kompensimin e këtyre investimeve.

Më tej, kreu i Komisionit të Unionit Afrikan, Muhammed, tha se takimi me Tillerson ishte mjaft produktiv dhe bëri të ditur se dëshirojnë fuqizimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike mes vendeve të Afrikës dhe SHBA-së. Presin që SHBA-të do të mbështesin dhe më shumë përpjekjet e Unionit për të siguruar paqen dhe stabilitetin në kontinent, u shpreh Muhammed.

– Nuk iu përgjigj pyetjeve për Trump-in –

Nga ana tjetër, Tillerson evitoi përgjigjen e pyetjes së gazetarëve lidhur me deklaratat e Trump në të cilat i cilëson vendet e Afrikës si “vende të shpifura”.

Ndryshe, pas takimit me zyrtarët etiopianë, Tillerson pritet të vizitojë Xhibutin, Çadin, Kenian dhe Nigerinë. Para vizitave, Tillerson ka deklaruar që SHBA do të japin dhe 533 milionë dollarë ndihma humanitare shtesë për Afrikën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button