Vuçiç në Bukuresht: Zgjidhje për Kosovën më pas anëtarësim në BE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së tij të punës në Rumani sot zhvilloi takim me presidentin e këtij vendi Klaus Iohanis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç i ka kërkuar presidenti rumun që të kyçet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, gjë të cilën Iohanis e pranoi duke theksuar se është e domosdoshme gjetja e zgjidhjes për Kosovën, meqë pa të nuk ka integrim në Bashkimin Evropian (BE), bëjnë të ditur nga Kabineti i presidentit serb.

Që të dy diskutuan për integrimet evropiane dhe për pozitën e pakicave kombëtare në të dy shtetet.

Presidenti serb Vuçiç në Bukuresht deklaroi se pala serbe është e interesuar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik me Rumaninë, sidomos në industrinë automobilistike, kimike dhe të ndërtimit.

Siç njoftojnë nga presidenca serbe, Vuçiç në takimin me kryeministren e Rumanisë Vjorika Dançila konstatuan se është e domosdoshme të punohet në hapjen e vendkalimeve, rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Temishvar, rruga evropiane si dhe ndërtimi i autostradës Beograd-Temishvar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button