7 Marsi, Komuna e Sarajit ndau mirënjohje për mësimdhënësit

Për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Komuna e Sarajit në shenjë respekti ka shtruar një darkë simbolike për të gjithë mësuesit dhe mësueset të cilët japin kontributin e tyre edukativo-arsimor në shkollat fillore dhe të mesme, në Saraj, njofton Portalb.mk.

Kryetari i komunës, Blerim Bexheti në fjalimin e rastit para mësimdhënësve theksoi se shtylla e një kombi është arsimi.

E për kontributin e palodhshëm të mësuesve dhe mësueseseve, Bexheti ndau mirënjohje Rafis Ameti drejtor në shkollën fillore “Dituria” dhe Zeko Abazi si dëshmi se ata kanë lënë gjurmë të pashlyera në arsimimin e shumë gjeneratave në vendbanimet e komunës së Sarajit

“Të jeshë mësues, është vizion, mision dhe krenari. Ju jeni shtylla kryesore e zhvillimit të kombit tonë, ju jeni ata pa të cilët nuk do të kishim perspektivë dhe avancim të shoqërisë në shumë sfera shoqërore. Ne kemi nevojë për shumë profile të ndryshme, mjek, inxhinjerë, piktorë, artistë, por të gjitha këto profile burojnë nga mësuesit dhe mësueset. juve, të nderuar mësues dhe mësuese, ju uroj shëndet dhe punë të begatë”, tha Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button