Gabimet që i bëjmë pas stërvitjes në palestër

Sapo përfunduat stërvitjen edhe për sot?  Bravo!

Çfarë do të bëni tani, do të shkoni të hani një vakt “ bombë” me kalori sepse u lodhët shumë gjatë aktivitetit fizik? Jeni gabim. Apo nuk do të hani fare sepse keni frikë se ju shkon mundi stërvitjes kot? Sërish jeni gabim.

Ju jeni stërvitur, keni derdhur djersë dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm por ajo që ju bëni direkt pas një dite në palestër është vendimtare. Gjërat janë të lidhura si një zinxhir midis ushqimit dhe aktivitetit dhe asnjëra nuk funksionon pa tjetrën, transmeton Revista Class.

Ankoheni se lodheni shumë në palestër por prapë nuk po shikoni asnjë ndryshim? Ushqimi juaj si është? Me siguri aty jeni duke gabuar. Të kesh një stil të shëndetshëm jete nuk do të thotë thjesht të stërviteni apo thjesht të hani mirë, por çdo vendim që merrni të jetë rezultat i një zgjedhjeje të mençur .

Më poshtë unë do ju rendis disa nga gabimet që bëni më shpesh pas stërvitjes por që nuk duhet të vazhdoni më pasi të lexoni këtë artikull.

Mos bëni kurrë këto gabime pas aktivitetit fizik:

1. Harroni të hidratoheni

Shumiça e njerëzve jetojnë përreth një dehidratimit kronik. Ju duhet të pini ujë vazhdimisht. Sa shumë? Përafërsisht 30-35 ml për kg peshë trupore në ditë, plus një shtesë 500-1000 ml për çdo orë ushtrimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju djersisni shumë! Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe sidomos pas stërvitjes tuaj.

2. Hani ushqime me një “ bombë” kalorish

Ju nuk mund të mbani një dietë të keqe! Të vetmit njerëz që me të vërtetë mund të hanë “çfarë të duan” janë atletët profesionistë. Ata janë duke u stërvitur për orë e orë në ditë dhe kanë një metabolizëm të ndërtuar si një furre me tuba të nxehtë. Por për pjesën tjetër të njerëzve normalë me punë dhe jetë normale ajo që hamë pasi punojmë është me të vërtetë kritike për arritjen e synimeve tona. Jepini trupit tuaj proteina dhe karbohidratet dhe pak yndyrë të shëndetëshme në mënyrë që të fillojë riparimin e muskujve tuaj dhe rimbushjen me lëndët ushqyese të humbura sa më shpejt të jetë e mundur. Një vakt i shkëlqyer pas stërvitjes do të ishte një fileto me patate të pjekura të ëmbla. Zgjidhni një nga këto në vend të një burgeri gjigand ose diçka tjetër po aq e rëndë dhe e lartë në yndyrë.

3. Nuk bëni stretçhing pas stërvitjes

Unë e kam thënë dhe e them përsëri, ngrohja juaj dhe ftohja juaj janë pjesë e stërvitjes tuaj. Muskujt tuaj do t’ju përgjigjen shumë më mirë kur t’i trajtoni mirë dhe do të merrni kohë për rikthimin pas stërvitjes. Sidomos kur bëni një stërvitje me intesitet të lartë kjo është një gjë shumë e rëndësishme.

4. Bëheni “dembelë”  gjatë pjesës tjetër të ditës

Në fakt kur keni mbaruar palestrën ju duket sikur keni hequr diçka “qafe” edhe e keni bërë detyrën tuaj. Edhe gjatë pjesës tjetër të ditës bëhëni përtacë duke pasur një jetë jo shumë aktive. Çohuni çdo 1 orë në punë nëse rrini shumë kohë ulur. Çohuni dhe pini 1 gotë uji. Çohuni bisedoni me një koleg mos i dërgoni email. Përdorni shkallët dhe jo ashensorin. Bëni punë shtëpie, kjo vlen për femrat, edhe ato janë një aktivitet fizik më vete. Stili jetës ka shumë rëndësi, mundohuni të lëvizni sa më shumë.

5. Nuk konsumoni ushqim pas stërvitjes

Jeni në dilemë nëse duhet të hani pas aktivitetit fizik? Mendoni që nëse hani do ju shkojë i gjithë mundi kot? Në fakt i gjithë sekreti qëndron tek ushqimet që zgjedhim të konsumojmë pas stërvitjes dhe koha kur i konsumojmë. Ushqimi është burim lëndësh ushqyese për trupin tonë, dhe si të tilla këto lëndë do të restaurojnë glikogjenin e muskujve, që do të thotë rigjenerim. Nëse keni qëllim të shtoni masë, të humbusni peshë apo të mbani peshën që keni, ushqimi do ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj. Por nëse hani një picë pas stërvitjes nuk keni për të humbur asnjë gram nga pesha juaj

6. Gaboni me kohën  e vaktit pas palestrës

Koha është vendimtare për rigjenerimin e muskujve. Prandaj vaktet pas stërvitjes duhet të konsumohen 30 minuta deri në 60 minuta pas aktivitetit. Ky është intenerari që muskujt janë në pozita për të përthithur më mirë ushqyesit. Nëse hani më vonë ushqimi do të ketë dispozita të shtohet si dhjam.

Shpresoj që të këto këshilla të filloni ti zbatoni sa më shpejt bashkë me disa kombinime vaktesh që po ju rendis më poshtë.

Kombinime të shëndetëshme që mund të hamë pas stërvitjes

Banane edhe gjalp kikiriku

Nëse jeni të uritur pas stërvitjes provoni të hani një banane me 1 ose 2 lugë gjalp kikiriku. Por mundohuni të zgjidhni gjalp të pastër pa shtesa sheqeri ose nga vaji i palmës. Bananet ju japin karbohidrate të cilat janë shumë të rëndësishme për shërimin pas stërvitjes. Ndërsa gjalpi kikirikut do ju furnizojë me proteina dhe yndyrna esenciale.

Patate e ëmbël e pjekur dhe vezë

Një kombinim perfekt nëse doni një vakt të shëndetëshëm por edhe të pasur me proteina. Patatja e ëmbël ndoshta do ju marri pak kohë në përgatitje por është një vakt me vlera biologjike. Kjo do të thotë se sa gram proteina prodhohen në trupin tuaj në 100 gramë proteina dietë. Sepse kur ju hani një ushqim që ka 20 gramë proteina kjo nuk do të thotë që trupi juaj është në gjendje të absorbojë të gjitha, prandaj vlera biologjike është e rëndësishme.

Mollë jeshile me qumësht pa yndyrë

Nëpërmjet qumështit do të merrni proteinat e duhura pas stërvitjes në formë të lëngshme dhe në formë natyrale. Molla si nga frutat e pasura me fibra dhe antioksiadantë do ju ndihmojë të ndjeheni të ngopur. Mollët mund ti përdorni edhe para se të stërviteni, ato ndihmojnë shumë në cilësinë e ushtrimeve dhe qarkullimin e oksigjenit në mushkri.

Kos grek me luleshtrydhe

Kosi grek ka një përmbajtje të lartë të proteinave: Një enë (200 gram) përmban 10 deri në 15 gram të makronutrientit. Mjedra, luleshtrydhe dhe boronica (të freskëta ose të ngrira) kanë pak kalori, pak karbohidrate dhe janë të pasura me antioksidantë. Në mungesë të kosit grek mund të përdorni kos të zakonshëm por pa yndyrë.

Sallatë QUINOA

Një sallatë quinoa e përzier, është një vakt i shijshëm pas stërvitjes. Quinoa është një burim vegan i proteinave. 100 gram quinoa përmban pothuajse 15 gram proteina. Mund ti shtoni disa fasule ose disa disa perime.

Smoothie

Një smoothie me banane, gjalp kikiriku, qumësht, pak vanilje është një pije që do ju shijojë pas stërvitjes por edhe do ju furnizojë me proteina në mënyrë natyrale.

Përqafime Cenkuela!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button