Ndahet nga jeta tragjikisht vajza 4-vjeçare e aktores së njohur

Vajza 4-vjeçare e yllit të Broadway, Ruthie Ann Miles, ka gjetur vdekjen pas përplasjes tragjike me makinë. Aktorja 34-vjeçare, e njohur për rolin e Lady Thiang në “The King Of I”, është përplasur në një rrugë të Brooklyn, në New York, bashkë me vajzën Abigail, mikeshën e saj Lauren Lew dhe djalin 1-vjeçar të Lew, Joshua, ndërsa ishin duke i dhënë makinës.

Një makinë që ka kaluar me shpejtësi me shpejtësi me semafor të kuq përplasi aktoren, mikeshën e saj dhe dy fëmijët.

Abigail dhe Joshua humbën jetën të dy. Ruthie, e cila është shtatzënë, është duke marrë mjekimin e duhur në spital dhe gjendja, sipas mjekëve, është e qëndrueshme. Ndërkohë, bebja “është në gjendje të mirë”, siç raporton zëdhënësi i aktores, Dustin Flores.

Lauren Lew

Mësohet se edhe Lauren Lew është në gjendje të qëndrueshme pas aksidentit të 5 marsit.

Ndërkohë, edhe një person i tretë, 46-vjeçar, gjithashtu është përplasur. Sipas New York Daily News, Dorothy Bruns, 44 vjeç, ka probleme serioze duke përfshirë edhe probleme të sklerozës.

Ruthie Ann Miles është martuar me Jonathan Blumenstein. Ajo ka fituar çmimin “Tony Award” për rolin e saj në “The King And I”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button