fbpx

“S’dua lule, dua barazi”, marsh i grave në Tetovë për 8 Marsin (Video)

Me pllakata me mbishkrime “Nuk dua lule, dua barazi”; “Jo dhunës familjare”; “Përkujdesje shëndetësore për gruan rurale”; “Marshojmë, nuk festojmë”; “Solidaritet për gratë”; “Do të luftoj deri në fund”, marshuan pothuajse një orë sot një grup i grave nga Forumi i grave në Tetovë të cilat kërkojnë të drejtat e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Gratë e bëjnë ndryshimin dhe është e rëndësishme që t’i besojnë vetes dhe në të njëjtën kohë poashtu të jetë të përkrahura. Sot është pasuri e qytetit të tetovës të filloni ditën e 8 Marsit me një debat për çështjet e grave dhe barazisë, të jeni pjesë e një marshi siç është dita e sotme dhe që mendoj të masivizohet akoma më tepër në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë të mbetemi në angazhimin se barazia që kërkojmë ne nuk është se vetëm ne duam të jemi të barabarta, por se shoqëria ka nevojë për të dy gjinitë për të qenë e përparuar. Pra mos e harroni këtë moment të faktit se 8 është vetëm një shenjë e secilës ditë të jetës sonë”, tha mes të tjerash kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Xhane Kreshova nga Forumi i Grave tha se për gratë çdo ditë është 8 Mars dhe se ato vazhdimisht punojnë për të drejtat e tyre.

“Bashkërisht morëm pjesë në marshin protestues kundër dhunës në familje dhe kundër të gjitha dukurive negative që ushtrohen ndaj gruas. Dua të them që 8 Marsi për ne nuk festohet në mënyrë që të shkojmë nëpër restorante, të dëgjojmë muzikë dhe të vishemi bukur, por për neve çdo ditë është 8 Mars, ne çdo ditë punojmë për barazi gjinore”, tha mes tjerash Xhane Kreshova nga Forumi i grave.



Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Besime Tefiku · 1:04 shume bukur me gezon ky fakt qe me ne fund edhe ne qytetin tim u kuptua kuptimi i festes,mir vajza e gra kerkojm barazi por per ke barazi? barazi per ty qe lejon te jepet 1000 euro per dimija,jo vetem qe lejon por edhe i kerkon me kusht ,qe lejon per nje fustan kosh te jepet 500 euro vetem njehr ne vit qe e vesh vetem e vetem shoqet mos tet shohin me t enjetin fustan,per ty barazi qe gjate veres shumicen e kohes e kalon neper frizere e sallone kozmetike,vetem per nje nate, per ty barazi qe lejon apo e detyron te hy ne kredi me mijera euro vetem per martesen tende per ta plotsuar egon tende te flitet e te perflitet per darsmen tende ,jo zonje e dashur njeher perballu me veten ,cfar barazie kerkoni nese e mer peshoren do te zhgenjehesh,ti je ajo qe mbetesh borxh andaj kthjellu dhe perballu me veten .e nje porosi mjafte kopjuat ,duhet filluar nga emancipimi njher dhe me vone vjen te tjeret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button