Koxias ia prezantoi marrëveshjen për emrin qeverisë greke, javën e ardhshme vjen në Shkup

Sipas mediave greke ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias në seancës qeveritare greke ka prezantuar propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e problemit me emrin Maqedoni – Greqi, në të cilin janë shtuar edhe elemente të reja, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit, pas prezantimit të propozim – marrëveshjes në seancën e Qeverisë së Greqisë, Nikos Koxias pritet që gjatë mesit të javës së ardhshme të vjen në Shkup.

Tash për tash, përkundër përvojës paraprake, përmbajtja e marrëveshjes është mbajtur në fshehtësi dhe larg syrit të mediave.

Pala greke me çdo kusht dëshiron t’i ikë përmbajtjes së dokumentit dhe “konsultimet diplomatike t’i bëjë nëpërmjet titujve medial”.

Sipas gazetës “IEfimerida”, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras është i vendosur për të zgjidhur çështjen e emrit.

Kontesti me emrin Maqedoni – Greqi, gazeta greke: emër për të gjitha përdorimet

Megjithatë, problemi kryesor tash për tash për çështjen e emrit është se pala greke kërkon ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, a kurse pala maqedonase këmbëngul që të mos ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë.

Çështja e emrit, ndryshime kushtetuese apo marrëveshje ndërkombëtare si garanci

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button