Komiteti i Helsinkit: 78 për qind e viktimave të dhunës fizike janë gra, duhet ndryshim i ligjeve

Gratë në Maqedoni akoma po përballen me diskriminim në bazë gjinore në të gjitha proceset shoqërore, pa pasur mbrojte për të drejtat e tyre, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, transmeton Portalb.mk.

Nga Komiteti theksojnë se punëtoritë e tekstilit, gratë nga mjediset rurale, gratë rome, gratë viktima të dhunës, gratë me aftësi të kufizuara, bijnë në grupin e kategorive më të prekura në shoqërinë tonë, për të cilat shteti akoma nuk ka ndërmarrë masa që do ta përmirësonin statusin e tyre social dhe shoqëror.

“78 për qind e viktimave të dhunës fizike janë gra, ndërsa 98 për qind kryerës të dhunës janë burrat. Mbi tre e katërta e rasteve të dhunës familjare nuk janë denoncuar në ndonjë shërbim publik. Rasti më i shpeshtë që vajzat e lëshojnë shkollën janë martesat e hershme. 81 për qind e të punësuarave në Industrinë e Tekstilit, Lëkurës dhe Këpucëve janë gra dhe ato janë të paguara më pak, me 35 për qind rrogë më të ulët nga rroga mesatare e nivelit shtetëror”, thuhet në kumtesë.

Sipas Komitetit të Helsinkit, ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, të njohur si Konventa e Stambollit, paraqet hapin më të rëndësishëm që kjo qeveri e bën në luftën me dhunën ndaj grave dhe dhunës shtëpiake.

Por, rikujtojnë se periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të disa rasteve të dhunës ndaj grave, duke përfshirë edhe dhunën seksuale ndaj vajzave të reja nën përkujdesje të Institucionit Publik “25 Maji”, që paraqesin shembull për sistemin jofunksional për kujdesie dhe mbrojtje të grave dhe vajzave.

“Nga këta shembuj kërkojmë që shteti urgjentisht të fillojë me ndryshimin e kornizës ligjore dhe mbledhjen e të dhënave statistikore për regjistrimin e të gjitha formave të bazuar në dhunë gjinore, të sigurojë shërbime për gratë dhe vajzat viktimë të dhunës dhe t’ju sigurojë mbrojtje të gjitha grave, të drejtat e të cilave çdo ditë shkelen”, apelojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button