fbpx

Skandali i Artan Grubit me çmimet në gazetari, reagon Bujar Plloshtani

Pas publikimit të lajmit “Skandal: deputeti Artan Grubi vendos persona të pakualifikuar për të ndarë çmime për gazetari” ku u pa se deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim ka larguar gazetarin Bujar Plloshtani për të vendosur në vend të tij, Rami Mislimin, ka reaguan Plloshtani me çka veprimin e njëjtë e cilëson si të ndikuar politikisht dhe me prapavijë të ulët njerëzore, transmeton Portalb.mk.

“Rritja konstante e ndikimit politik nga “politikan të rastit” mbi vlerat njerëzore të individëve që nuk kanë jetuar dot një jetë politike aktive u bë pothuaj mjaft neveritëse. Ai lloj deputeti që inicon dhe shkarkon si t’i kujtohet vetëm një anëtar të Komisionit për ndarjen e çmimit shtetëror ka prapavijë të ulët njerëzore dhe politike. Edhe të jesh sot i përcaktuar për të qenë sadopak forcë lëvizëse e vlerave shoqërore sulmohesh tinëzisht nga klika e lidershipit të partisë shqiptare në pushtet”, thuhet në reagimin e Bujar Plloshtanit.

Bujar Plloshtani

Plloshtani akuzon edhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për siç thotë ai “veprimet jopolitike” të cilat dëshmojnë se janë çekiq i popullit duke tentuar që t’i mbyllin gojërat duke i larguar të gjitha drejtat njerëzore.

“Ali Ahmeti dhe BDI tashmë me veprimet e tyre jopolitike po dëshmojnë se janë çekiç i këtij populli, të kësaj shoqërie që përpiqet për sadopak vlera shpirtërore e kulturore, dhe në vend të tyre vënë partizan që më lehtë mund t’i tërbojnë nëpër udhët që duan. Po tentojnë të na mbyllin gojën, të na heqin të gjitha të drejtat që na janë përcaktuar, sepse ata janë më të shqetësuar se kurrë për përfitimin dhe mbajtjen e pushtetit sesa me sigurimin e mirëqenies së publikut”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Plloshtanit.

Përndryshe, ky reagim i Bujar Plloshtanit vjen pasi që më 1 mars në Kuvendin e Maqedonisë është vendosur se pjesë e këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” për sferën e gazetarisë në vend të Bujar Plloshtanit të jetë pronari i portalit “Tetova sot”, Rami Mislimi i cili njëkohësisht edhe merr pagë si i punësuar në Komunën e Tetovës që kur kryetar i saj ishte Sadi Bexhet.

Skandal: deputeti Artan Grubi vendos persona të pakualifikuar për të ndarë çmime për gazetari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button