Organizohet marsh për barazi gjinore edhe në Kumanovë

Në sheshin e Kumanovës sot në orën 12 do të mbahet marsh për barazi gjinore, shkruan Kumanovonews.com, transmeton Portalb.mk.

Marshi do të fillojë nga Arkivi i qytetit deri te “Zhena Borec” në Kumanovë para Qendrës së Kulturës ku do të vendosen lule që do të dërgojnë porosi.

Lulet nga letra do t’ju ndahen kaluesve të rastit të cilët do të ftohen të kyçen dhe të fotografohen me porositë e përpunuara dhe shkurt do t’ju shpjegohet aktiviteti dhe qëllimi i tij.

Platforma maqedonase kundër varfërisë këtë vit do të kyçet në aktivitetet e 8 Marsit dhe i fton anëtarët e saj të kyçen në porosi – Varfëria është statistike dhe porosi të tjera të krijuara nga ana e anëtarëve- shoqata dhe individë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button