Rreth dashurisë vërtitet bota

Në portën time po trokas
si zakonisht, në mbrëmje vonë.
E di, pas dere do pres një cast,
grimohen lodhjet ndërkaq në dhomë.

Është gruaja ime e rraskapitur,
në fytyrë po hap pak krem,
Ajo, e bukura e botës,
s’ka forcë të qeshë. Dhe buzëqesh!

Ka mbajtur djalin, ka bërë gjellën,
shkruar ditarin, larë shtëpinë,
ka pritur miqtë, ka larë enët,
ka ndezur zjarrin dhe dashurinë.

Dhe rraskapitjen kyc brenda vetes,
se dashuron, s’thotë dot u lodha!
Si Galile më vjen të them:
-Rreth dashurisë vërtitet bota!

Poezi nga Teodor KEKO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button