fbpx

Florida një hap më pranë kontrollit të armëve

Masat e reja për kontrollin e armëve në Florida të SHBA-së kanë kaluar edhe një pengesë ligjore, disa javë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë.

Dhoma e Përfaqësuesve të këtij shteti ka kaluar ligjin që rrit moshën për blerjen e armës nga 18 në 21 vjeç dhe imponon një periudhë të pritjes treditëshe për të gjitha shitjet e armëve, transmeton REL.

Ligji, i cili ka kaluar edhe në Senat, tani shkon te guvernatori i shtetit.

Më 14 shkurt, shtatëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në një shkollë të mesme në Parkland të Floridës.

Prejse ka ndodhur kjo ngjarje, shumë nxënës të mbijetuar kanë lobuar te politikanët për kontroll më të madh të armëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button