Në Lindjen e Mesme më së paku mundësi punësimi për gratë

Pakistani, Irani dhe vendet në Lindjen e Mesme janë në mesin e rajoneve që ofrojnë më së paku mundësi punësimi për gratë, vlerësojnë Kombet e Bashkuara.

Raporti i Organizatës për Punë i OKB-së thotë se shkalla e papunësisë te gratë në Lindjen e Mesme është dy herë më e lartë se te burrat – përkatësisht 16.3 përqind kundrejt 6.8 përqind transmeton REL.

Gratë në këtë rajon shpesh mbushin edhe pozita që paguhen më pak, thuhet në raport.

”Në Lindjen e Mesme nuk ekziston inkurajimi i grave për të punuar”, tha Emanuela Pozzan, specialiste për barazinë gjinore pranë OKB-së.

”Punët nuk janë atraktive sepse pagat nuk janë atraktive”, tha ajo, duke shtuar se edhe leja e lindjes dhe shërbimet e kujdesit për fëmijët që u nevojiten grave që punojnë, janë “të dobëta” në rajon.

Globalisht, rreth gjysma e grave punojnë, ndërsa vetëm 19 përqind e grave punojnë në Lindjen e Mesme dhe 28 përqind në Azinë Jugore, thuhet në raportin e OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button