Rasti Skripal – Policia përpiqet të identifikojë origjinën e agjentit nervor

Zyrtarët e anti-terrorizmit në Britani janë duke punuar për të zbuluar origjinën e agjentit nervor, të përdorur në përpjekjen për ta vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë.

Viktimat janë gjetur pa ndjenja dhe mbeten në gjendje kritike në spital, së bashku me një policin i cili u është afruar i pari, transmeton REL.

Një burim i tha BBC-së se substanca e përdorur të dielën mund të jetë agjenti nervor Sarin ose VX.

Policia britanike ka thënë se shkencëtarët e qeverisë e kanë identifikuar agjentin e përdorur, porse nuk do të japin informacione publike në këtë fazë.

Skripal është ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button